Çdo kompani ka nevojë për një plan digjital, por disa sektorë janë duke e përdorur më shumë. Konvertimi i klientëve përmes e-mail-eve dhe rrjeteve sociale tani është me rëndësi për çdo kompani. Sipas një studimi nga Study Insights, 82% e bizneseve kanë plan të detajuar për marketingun digjital. Shumica e kompanive po marrin të paktën 5 dollarë të ardhura për çdo 1 dollar të shpenzuar në marketingun digjital. Këtu janë 3 industritë të cilat po përfitojnë shumë nga marketingu digjital.
1. Automobilat
Marketingu ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e kësaj industrie. Mirëpo së fundmi, marketingu digjital është bërë një nga kanalet më të rëndësishme për të arritur konsumatorë potencialë. Sipas, eMarketer, shpenzimi për reklama digjitale është duke u rritur çdo vit, ku më 2023-2024, u rrit pothuajse 22%. Një arsye e rëndësishme për këtë rritje është se marketingu digjital u lejon këtyre kompanive të përshtasin përvojën e marketingut për grupmosha të ndryshme, falë informatave personale.
Gjithashtu në Shqipëri, “iDrive” po fuqizon prezencën në tregun vendas përmes marketingut në bashkëpunim me “Digital Euphoria”.
2. Ushqimi
Njerëzit kanë lidhje me të vërtetë emocionale me ushqimin që atyre u pëlqen dhe ata janë besnikë ndaj produkteve të tyre të preferuara. Të vetëdijshëm ndaj kësaj, kompanitë e ushqimit janë përgjigjur në mënyrë efektive me fushata në mediat sociale duke përmbajtur shumë tërheqje ndjesore dhe një shkallë të lartë të angazhimit të konsumatorëve. Këto përpjekje tërheqin përdoruesit. Ata duhet të ndihen se këtyre kompanive me të vërtetë u intereson për preferencat e tyre të ushqimit, dhe rezultatet janë mbresëlënëse.
“d’Amir” po bashkëpunon me “Digital Euphoria” për të fuqizuar prezencën në tregun shqiptar, përmes fushatave të ndryshme të marketingut digjital.
3. Ligji
Mund të duket befasi, por industria e ligjit ka shumë sukses në marketingun digjital. Në blogun e tyre të firmës, në LinkedIn, këta përfaqësues ligjorë po shkruajnë postime të dobishme për tema specifike ligjore. Njerëzit i gjejnë dhe i lexojnë ato, dhe këto firma fitojnë klientë si rezultat. Është një strategji e cila ofron përfitim të fuqishëm sepse, për këto firma ligjore, ata nuk investojnë shumë financiarisht, por prapë ata përfitojnë shumë.
Gjithashtu në “Digital Euphoria” kemi punuar së bashku me një studio ligjore të re duke ofruar shërbime specifike marketingu për të rritur klientët e rinj.
Po ti, do të na bashkohesh për të bërë diferencën në marketing?
Për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur në fushatat e marketingut digjital, na kontaktoni dhe së bashku do të pozicionojmë sipërmarrjen tuaj në krye të sektorit.


