Në një botë ku çdo klikim vlen, nuk mjafton që një faqe, produkt apo aplikacion të duket i bukur vizualisht. Përdoruesit nuk kërkojnë vetëm ngjyra të këndshme dhe dizajn modern, por një përvojë të qartë, të thjeshtë dhe aspak të ndërlikuar.
Pikërisht këtu hyn në lojë rëndësia e UX dhe UI në marketing, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si përdoruesit ndërveprojnë me produktet digjitale. Këto janë dy nga elementët më të rëndësishëm për çdo faqe apo platformë që synon jo vetëm të duket mirë, por edhe të funksionojë në mënyrë të përsosur.
Nëse ke menduar të ndërtosh një faqe interneti, një aplikacion apo çfarëdolloj produkti digjital, ke nevojë për më shumë sesa thjesht kreativitet grafik. Ke nevojë për ndërthurjen e duhur mes funksionalitetit dhe paraqitjes. Pra, ndërtimin e diçkaje që është jo vetëm tërheqëse vizualisht, por edhe të funksionojë ashtu si duhet. Ky është dhe qëllimi në fund të ditës, apo jo?
Pse janë të rëndësishme UX dhe UI?
Le të marrim një shembull për të kuptuar idenë:
Po kërkon një faqe web online që lidhet me shëndetin mendor dhe ofron mundësinë e rezervimit të një konsulte terapeutike. Arrin të gjesh një faqe të tillë. Ngjyrat janë kombinimi i duhur, fonti shumë i qartë, gjithçka premton profesionalizëm nga ana vizuale. Kjo ishte UI, ndërfaqja e përdoruesit, ajo çfarë ti sheh.
Eshtë e qartë për ty mënyra se si gjen një terapist, informacionet konkrete për të, vendi ku punon, një numër kontakti e kështu me rradhë. Ndërsa kjo është UX, eksperienca e përdoruesit, menyra se si ti “ndihesh” kur e hap këtë faqe online. Më poshtë mund të shohim në shembull konkret ku personalisht e shoh të thjeshtë, të qartë dhe të saktë për sa i përket vizualitetit dhe funksionalitetit.
Pra, ti hyn në një faqe që të tërheq vizualisht (UI), por më e rëndësishmja, gjen menjëherë terapistin per të cilin ke nevojë, shikon me lehtësi profilin, lexon specializimet, gjen kontaktin dhe rezervon pa stres (UX). Kaq, shumë e thjeshtë dhe e suksesshme.




Një ndërfaqe mund të jetë estetikisht e bukur, por nëse përvoja është konfuze, përdoruesi nuk kthehet më. Ose e kundërta, ku një aplikacion mund të funksionojë shkëlqyeshëm, por nëse duket sikur është ndërtuar në 2003shin, askush nuk do ta marrë seriozisht.
Le ta thjeshtojmë edhe më shumë…
Mendo pak për trupin e njeriut. Skeleti është struktura që e mban trupin në këmbë, që i jep formë dhe funksionalitet. Pa të, çdo lëvizje do ishte e pamundur. E njëjta gjë ndodh me UX (User Experience). Ai krijon bazën e fortë të një produkti. Vendos rrjedhën logjike, organizimin e informacionit, dhe mënyrën sesi përdoruesi kalon nga një hap në tjetrin.
Nga ana tjetër, UI (User Interface) është ajo që shohim në sipërfaqe apo “veshja” që i vendoset skeletit. Ngjyrat, fontet, butonat, ikonat dhe stili vizual në përgjithësi janë të gjitha pjesë e UI (User Interface). Ajo i jep personalitet produktit dhe krijon një lidhje të menjëhershme me përdoruesin. Është ajo që ndikon në përshtypjen e parë dhe krijon emocionin vizual.
Pikërisht për këtë arsye, UX dhe UI duhet të punojnë së bashku. Vetëm atëherë një produkt mund të jetë edhe estetikisht i bukur, edhe i lehtë për t’u përdorur. Dhe në botën digjitale të sotme, ku përdoruesit “gjykojnë” në sekondat e para, ky kombinim është i domosdoshëm për sukses.
Ja se si ndahen rolet:
- UI kujdeset për ngjyrat, fontet, ikonat, strukturën vizuale, shfaqjen e butonave dhe imazheve.
- UX merret me rrugëtimin që ndjek përdoruesi, thjeshtësinë e përvojës, mënyrën si reagon kur klikon, dhe nëse arrin me lehtësi në atë që kërkon.
Pra, a mund të bëjnë pa njëra-tjetrën?
Përgjigjja është JO.
Nëse po mendon të ndërtosh një produkt digjital që vërtet funksionon, kujdesu për të dyja.
Te “Digital Euphoria”, ndihmojmë biznese si i yti të ndërtojnë faqe që duken bukur, por edhe funksionojnë në mënyrë të përkryer. Sepse ne nuk duam vetëm t’i bëjmë vizitorët të thonë “wow”! Ne duam t’i ndihmojmë që ata të qëndrojnë, të klikojnë dhe të kthehen sërish.
Na kontakto sot për të nisur projektin tënd me një përvojë që vërtet lë përshtypje.


