“SEO” nuk është më ajo që ishte vite më parë. Nëse po përdor ende taktikat e vjetra, ka shumë gjasa që po i bën dëm biznesit tënd, pa e kuptuar. Sot, algoritmet janë më inteligjente, konkurrenca është më e ashpër dhe inteligjenca artificiale ka hyrë fuqishëm në lojë.
Nëse nuk di nga t’ia nisësh, mos u shqetëso. Më poshtë do të zbulojmë si po ndryshon SEO dhe çfarë duhet të bësh për të mos mbetur prapa.
Përmbledhjet e inteligjencës artificiale po dominojnë rezultatet e kërkimit
A e ke vënë re që kur kërkon diçka në Google, nuk shfaqet më vetëm lista e zakonshme e linqeve (links) blu? Tani në krye të faqeve del një përmbledhje e shkurtër, e gjeneruar nga AI, e quajtur “AI Overview“.

Kjo përmbledhje është si një mini-ChatGPT brenda Google (në fakt është Gemini, modeli inteligjent i vetë Google), që mbledh informacione nga burime të ndryshme dhe të jep përgjigjen direkt, pa pasur nevojë të klikosh diku.
Në teori, fantastike për përdoruesin. Por për ne që krijojmë përmbajtje? Pak më e vështirë.
Çfarë të bësh?
- Fokusohu te përmbajtja gjithëpërfshirëse, që jep përgjigje të sakta dhe të strukturuara mirë.
- Përdor pyetje të shpeshta (FAQs), përshkrime të qarta dhe shembuj të drejtpërdrejtë në përmbajtje. Këto janë “esenca që furnizon” përmbledhjet e AI-së.
- Mos u frikëso nga AI. Mëso të shkruash për AI-në, jo kundër saj.
Chatbot-ët dhe LLM-të po i “vjedhin” trafikun Google-it
Për herë të parë që nga 2015, pjesa e tregut e Google ka rënë nën 90%. Dhe arsyeja kryesore?
ChatGPT, Claude, Perplexity dhe të ngjashmit e tyre.
Pse njerëzit po zgjedhin LLM (large language model) në vend të Google?
- Marrin përgjigje më shpejt dhe më koncize.
- Nuk kanë nevojë të hapin dhjetëra faqe.
- Mund të bëjnë pyetje pasuese për më shumë saktësi.
Brian Dean (një nga ekspertët më të njohur në fushën e SEO) tha se kur dëgjoi që lëngu i qershisë ndihmon në rikuperim pas stërvitjes, nuk kërkoi në Google, por e pyeti një LLM dhe mori përgjigje të qartë, pa u lodhur.
Çfarë të bësh?
- Eksperimentoni me optimizimin për ChatGPT dhe Perplexity, jo vetëm për Google.
- Krijo përmbajtje që është e lehtë për t’u sintetizuar, sepse LLM-të e preferojnë këtë lloj formati.
- Mendo si një përdorues që do zgjidhje të menjëhershme.
Përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit (User Generated Content)
Në vend që t’i besojnë vetëm markave, njerëzit po kërkojnë përvoja reale. Prandaj platforma si: Reddit dhe Quora po shpërthejnë në trafik.
Vetëm Reddit ka parë një rritje prej 603% të trafikut organik brenda një viti. Dhe nuk është rastësi.
Google po e vlerëson autenticitetin, qëllimin e përmbajtjes dhe rëndësinë për audiencën më shumë se kurrë.
Çfarë të bësh?
- Përdor komunitetet si: Reddit, Quora dhe Threads për të ndarë njohuri dhe për të ndërtuar prani.
- Inkurajo klientët të lënë komente reale, përvoja, vlerësime.
- Krijo hapësira në faqen tënde për feedback të sinqertë nga përdoruesit.
Për shembull Subreddit-i i ChatGPT merr mbi 480,000 vizita mujore vetëm nga përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit. Imagjino fuqinë e një komuniteti të tillë për biznesin tënd.
Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë mënyrën si punon çdo SEO
86% e profesionistëve të SEO tashmë po përdorin AI në punën e tyre. Dhe kjo nuk është thjesht modë, por është domosdoshmëri.
Nga kërkimi i fjalëve kyçe, krijimi i përmbajtjes, përgatitja e strategjive konkurruese… deri te analiza e tregut, AI është bashkëpunëtori më i besueshëm i momentit.
Për shembull:
- Perplexity ndihmon në analizë trendesh dhe kërkime konkurrentësh.
- ContentShake (nga Semrush) të ndihmon të krijosh artikuj 12 herë më shpejt.
- Market Explorer tregon se ku po lëviz audienca jote dhe çfarë po preferon realisht.
Çfarë të bësh?
- Mëso si të krijosh prompte të fuqishme.
- Eksperimento me AI për të kursyer kohë dhe për të optimizuar çdo hap.
- Mos ki frikë të jetosh me AI. Nuk do të të zëvendësojë, por do të të përforcojë.
Mos e lufto algoritmin vetëm! “Digital Euphoria” e di rrugën
SEO në 2025 është ndryshe. Më shumë inteligjence artificiale, më shumë personalizim, më shumë autenticitet. Por lajmi i mirë është: mund të përshtatesh, madje dhe të ecësh përpara.
Në vend që të frikësohesh prej saj, përmbledhjet ose chatbot-et, përdori si mjete ne avantazhin tend. Mos harro, ndryshimet e mëdha janë gjithmonë një mundësi e mire për ata që veprojnë të parët.
Dhe nëse nuk di nga të fillosh, ne në “Digital Euphoria” jemi këtu për ty. Na kontakto sot dhe zbulo si të ndërtosh një strategji SEO që i reziston kohës, trendit dhe teknologjisë!


