A ke menduar ndonjëherë pse disa produkte na mbeten në mendje, ndërsa të tjerat harrohen sapo i shohim? Pse kur shikon logon e “BurgerKing” mendja të shkon menjëherë tek krahët e pulës dhe burger-at e shijshëm?
Kjo ndodh sepse brand-i nuk është thjesht një logo apo një emër. Ai është historia, personaliteti dhe identiteti i një biznesi. Një brand i mirë krijon lidhje emocionale me konsumatorët dhe u jep atyre arsye pse duhet të zgjedhin pikërisht atë produkt, edhe kur ka alternativa më “të lira” në treg.
Çfarë do të thotë “brand”?
Shumë shpesh dëgjojmë fjalën brand. Disa e lidhin me një logo, disa me një slogan të bukur e të tjerë me ngjyrat. Por në fakt, brandi është shumë më tepër se kaq.
Një brand është identiteti unik i një biznesi ose produkti. Ai është personaliteti, historia dhe mënyra se si një kompani prezantohet para konsumatorëve. Një brand i mirë nuk të thotë vetëm “çfarë shesim”, por edhe “pse duhet të na zgjedhësh ne”.
Pikërisht për këtë arsye, një brand i suksesshëm krijon lidhje emocionale me konsumatorët, duke u dhënë arsye pse t’i zgjedhin produktet e tij edhe kur ka alternativa më të lira në treg.
Pse është kaq i rëndësishëm?
Një brand i fortë është shumë më tepër se dizajni i një paketimi apo ngjyrat e një logoje. Ai është thelbi i mënyrës se si një kompani prezantohet, perceptohet dhe kujtohet nga konsumatorët. Brandimi ka për qëllim jo vetëm të tregojë se çfarë shet një biznes, por mbi të gjitha pse duhet të zgjidhet ai produkt apo shërbim dhe çfarë vlere të veçantë sjell për klientin. Përmes tij:
- Krijohet identiteti unik i biznesit, duke e diferencuar nga alternativat e ngjashme në treg.
- Ndërtohet një lidhje emocionale me konsumatorin, sepse njerëzit nuk blejnë vetëm produkte, por blejnë histori dhe përvoja.
- Sigurohet konsistenca, ku çdo reklamë, paketim apo shërbim përcjell të njëjtin mesazh dhe krijon një përvojë të unifikuar për klientin.
Nëse e mendon mirë, një brand është si një “first impression” apo (përshtypja e parë) që merr një konsumator kur njihet me një kompani. Dhe si çdo përshtypje e parë, ajo mbetet gjatë. Nëse brandi është i qartë, autentik dhe i besueshëm, ai jo vetëm që tërheq klientë të rinj, por i kthen edhe në mbështetës afatgjatë të tij.
Nga ka nisur?
Edhe pse sot e lidhim me marketingun modern, ideja e tij është shumë e vjetër. Që në vitin 2000 p.e.s., tregtarët përdornin simbole për të dalluar mallrat e tyre. Në shekullin e 19-të, fermerët amerikanë shënonin bagëtitë me hekur të nxehtë për të treguar pronësinë, një formë primitive e “logos”.
Me kalimin e kohës, kjo u kthye në mënyra kreative për të ndërtuar identitet dhe për t’u dalluar nga konkurrentët.
Si ndërtohet një brand i fortë?
Një brand i mirë fillon gjithmonë me pyetjet e duhura:
- Kush jemi ne si kompani?
- Çfarë vlere duam t’i ofrojmë klientëve tanë?
- Si duam të na kujtojë audienca jonë?
Sigurisht që logoja, ngjyrat dhe dizajni janë të rëndësishme, por thelbi i një brandi është mesazhi dhe përvoja që konsumatori përjeton në çdo ndërveprim. Kur kjo bëhet siç duhet, krijohet “brand awareness” (ndërgjegjësimi) dhe më pas “brand equity” (vlera që një brand ka në perceptimin e konsumatorëve dhe në treg, përtej vlerës së produkteve apo shërbimeve që ofron).
Llojet
- Corporate Brand përfaqëson identitetin e një kompanie të tërë.
- Personal Brand lidhet me individë që ndërtojnë brandin e tyre përmes rrjeteve sociale
- Product Brand është brandi që lidhet me një produkt të caktuar (P.sh.: Nutella është një product brand për çokokremin)
Përfitimet e një brand-i të mirë
Një brand i fortë është si një mik i besueshëm, gjithmonë aty, gjithmonë i njohur. Ai ndihmon kompaninë të:
- Ndërtojë besim dhe besnikëri me konsumatorët
- Prezantojë produkte të reja me më shumë lehtësi
- Rrisë vlerën e saj në treg
- Dallohet qartë nga konkurrenca
Apple është shembulli perfekt, pasi njerëzit blejnë produkte të reja, edhe pse janë më të shtrenjta, sepse identifikohen me brand-in dhe besojnë tek ai.
Pse të duhet të mendosh për brand-in tënd?
Brand-i nuk është vetëm një logo apo një slogan. Është mënyra se si një biznes prezantohet, si i bën klientët të ndihen dhe pse ata zgjedhin pikërisht atë. Një brand i mirë është një premtim që duhet përmbushur çdo ditë me cilësi, konsistencë dhe autenticitet.
Në fund të fundit, njerëzit nuk blejnë vetëm produkte, ata blejnë histori, emocione dhe përvoja. Dhe këto janë pikërisht ato që një brand i fortë di të ofrojë.
Mesazhi është i qartë. Vetëm ata që e ruajnë brand-in, por dinë edhe të evoluojnë me trendet, mbeten të fortë.
Na kontaktoni për të zhvilluar së bashku vizionin mbi kompaninë dhe brand-in tuaj!


