“Email marketing” nuk ka vdekur, por duhet bërë siç duhet! Ja si!

Në një kohë kur rrjetet sociale, reklamat online dhe komunikimi përmes mesazheve direkte po dominojnë botën e marketingut, shumë njerëz pyesin: “A ka ende vend për email marketing?

E vërteta është se po, jo vetëm që ka vend, por është edhe një nga mjetet më fitimprurëse të marketingut, nëse përdoret siç duhet.

Sipas një studimi të Edelman DXI për “Mailchimp”, u pa se:

  • 95% e personave që merren me marketing mendojnë se “email marketing” ofron një ROI të shkëlqyer.
  • 9 nga 10 e konsiderojnë shumë të rëndësishëm për strategjinë e tyre të përgjithshme.
  • 4 nga 5 klientë preferojnë email-in mbi çdo formë tjetër komunikimi.

Pra, në vend që të mendojmë se “email marketing” është një metodë e vjetruar, duhet ta shohim si një mjet të fuqishëm që, kur kombinohet me strategji të zgjuar, mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme.

Çfarë është “email marketing”?

“Email marketing” është një formë marketingu direkt dhe digjital që përdor email-in për të:

  • Promovuar produkte dhe shërbime.
  • Ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.
  • Mbajtur audiencën të angazhuar ndaj blerjeve.
  • Krijuar besnikëri ndaj markës.

Ky kanal mund të përdoret për të informuar klientët për produkte të reja, ulje çmimesh, lajme apo evente, si dhe për t’i drejtuar ata drejt faqes tënde, blogut ose rrjeteve sociale.

Pse “email marketing” funksionon ende?

Edhe pse kanalet e komunikimit janë shtuar, email ka disa avantazhe unike:

1. Qëndron në inbox

Një email nuk zhduket si një postim në rrjete sociale. Ai qëndron aty derisa të hapet, fshihet ose arkivohet.

2. Mundësi personalizimi

Segmentimi i listës dhe dërgimi i mesazheve të personalizuara sipas interesave e rrit shumë shanset për angazhim.

3. Testim dhe optimizim

Përmes A/B testing, mund të zbulosh versionin më të suksesshëm të një “subject line” (titullit të email) ose CTA-je (thirrje për veprim).

4. Kosto e ulët, kthim i lartë

Me një investim relativisht të vogël, mund të arrish një ROI (kthim i investimit) shumë të lartë.

Llojet kryesore të “email marketingefektiv

Një strategji efektive email marketing mund të kombinojë disa lloje email-esh:

  • Welcome emails, që prezantojnë brandin dhe shpesh ofrojnë një bonus për klientët e rinj.
  • Newsletter, që informojnë për lajme, artikuj dhe produkte të reja.
  • Lead nurturing emails, që janë seri email-esh që krijojnë besimin e klientit, për të një kaluar nga shtimi i interesit te blerja.
  • Confirmation emails, që konfirmojnë regjistrimet ose blerjet.
  • Dedicated emails, si mesazhe për segmente specifike të audiencës.
  • Invite emails, si ftesa për evente apo lançime produktesh.
  • Promotional emails, me oferta dhe ulje çmimesh për një audiencë të gjerë.
  • Survey emails, që mbledhin feedback për të përmirësuar produktet.
  • Seasonal emails ,me mesazhe të lidhura me festa dhe sezone

Sfidat e “email marketing

Sigurisht, “email marketing” ka edhe sfida që duhet t’i menaxhosh me kujdes, duke patur parasysh faktorë si:

  • Email i dërguar në Spam, pasi email-et jo të targetuara përfundojnë në dosjen “Junk/Spam”.
  • Konkurrencë e lartë, pasi inbox-et janë plot me mesazhe, ndaj duhet të spikasësh.
  • Angazhim i ulët, pasi duhet të gjesh mënyra të vazhdueshme për të mbajtur interesin e audiencës.
  • Dizajn i papërshtatur, ku nëse nuk optimizohet për pajisje mobile, përvoja e përdoruesit dëmtohet.
  • Kosto shtesë, pasi shërbimet profesionale nga persona të jashtëm dhe dizajnet cilësore kërkojnë investim.

Si ta bësh “email marketing” siç duhet?

Për të patur sukses, fokusoju këtyre praktikave të mira:

  1. Mos blej lista email-esh, por ndërto një listë organike me opt-in.
  2. Respekto ligjet si GDPR, CAN-SPAM, etj., sipas vendit të klientëve.
  3. Segmento dhe personalizo, duke dërguar mesazhe specifike për grupe të ndryshme.
  4. Ruaj komunikim të balancuar dhe mos mbingarko inbox-in e klientit.
  5. Mbaj listën të pastër, duke hequr kontaktet joaktive dhe përdor double opt-in.
  6. Ofron vlerë reale, si ulje, përmbajtje ekskluzive, këshilla praktike.
  7. Optimizim për mobile, duke u siguruar që dizajni të duket mirë kudo.
  8. Analizo rezultatet, përmes monitorimit open rate, click rate dhe konvertimet.

Çfarë të keni parasysh për “email marketing”?

“Email marketing” nuk është një trend i së shkuarës, por një strategji që vazhdon të sjellë rezultate konkrete. Çelësi është të ofrosh vlerë, të jesh i qëllimshëm dhe të ndërtosh marrëdhënie afatgjata.

Nëse e përdor me kreativitet, me respekt për audiencën dhe me një plan të qartë, “email marketing” mund të jetë një nga armët më të fuqishme për rritjen e biznesit tënd.

Për më shumë rreth “email marketing” dhe mënyrës sesi mund ta përdorni në biznesin tuaj, na kontaktoni!

more insights

Na Telefononi!

+355 69 601 1166

Adresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Our Email Address

Call Us!

+355 69 601 1166

Addresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Pyetësor për Rritjen e Biznesit Tuaj

Na ndihmoni të kuptojmë më mirë biznesin tuaj dhe qëllimet e marketingut, në mënyrë që të krijojmë një strategji të përshtatur për ju.

Informacion i përgjithshëm
Eksperienca dhe pritshmëritë
Strategjitë dhe platformat
Buxheti dhe objektivat
Identiteti i markës