Pse YouTube po përdoret gjithnjë e më shumë si motor kërkimi?

Kur ke një pyetje të thjeshtë, përgjithësisht çfarë bën? E kërkon përgjigjen në Google apo hap direkt një video në YouTube? Epo, kohët e fundit, njerëzit po zgjedhin opsionin e dytë dhe kjo nuk është aspak rastësi. Po pse YouTube është më i përdorur se platformat e tjera? Pse është platforma e dytë më e madhe në botë dhe rrjeti i kërkimit më i madh pas Google? A ka lidhje me mënyrën se si funksionon truri ynë? Ky blog përmban përgjigjet e secilës prej këtyre dilemave, ndaj eja t’i shohim së bashku.

Pse videot “fitojnë”?

Marrim një shembull: “Si ta ndryshoj helikën e dronit?”
Në Google do të gjesh udhëzime me tekst, ndoshta edhe imazhe. Ndërsa në YouTube, ke një video të shkurtër ku dikush ta tregon hap pas hapi, pa shumë fjalë, vetëm me veprime. Cilin opsion do të zgjidhje? Le ta pranojmë që shumica prej nesh do të klikojë videon.

Kjo ndodh sepse truri ynë është krijuar të përpunojë pamjet vizuale shumë më shpejt sesa tekstin. Studimet thonë se 90% e informacionit që merr truri është vizual, dhe se ne i përpunojmë pamjet deri në 60,000 herë më shpejt se sa fjalët e shkruara. Jo më kot thuhet se një video e gjatë një minutë vlen më shumë se 1.8 milionë fjalë.

Psikologjia e të mësuarit dhe roli i YouTube

Njerëzit nuk mësojnë njësoj. Ka 7 stile të ndryshme të të mësuarit, mes tyre vizual, auditiv dhe përmes leximit.

  • Nxënësit vizualë kuptojnë më lehtë kur shohin. Për ta, YouTube është një mjet i artë.
  • Nxënësit auditivë përqendrohen më shumë kur dëgjojnë dikë të flasë, prandaj podcast-et në YouTube funksionojnë kaq mirë.
  • Lexuesit ende preferojnë tekstin, por edhe ata shpesh përfitojnë kur shoqërojnë leximin me një video shpjeguese.

Këto stile shpjegojnë pse disa prej nesh do zgjedhin Google (tekst), të tjerë YouTube (video) dhe të tjerë një kombinim të dyjave.

YouTube dhe vëmendja

Në një botë ku rrjetet sociale dhe reels-at kanë ulur shumë “attention span”-in (vëmendjen) tonë, YouTube ofron shpjegime të shkurtra, të qarta dhe vizuale. Për këtë arsye, shpesh është rruga më e shpejtë për të kuptuar diçka. Në vend që të lexojmë një udhëzues të gjatë, shohim një video dhe e zgjidhim.

Google apo YouTube?

  • Google është ideal për ata që duan informacion të detajuar, krahasime, analiza, artikuj apo burime akademike. Është “biblioteka” ku gjen gjithçka.
  • YouTube është si një “klasë interaktive” aty ku shikon, dëgjon, mëson shpejt dhe pa shumë përpjekje.

Zgjedhja varet nga personaliteti dhe stili yt i të mësuarit. Nëse je vizual dhe do zgjidhje të shpejta, shanset janë që YouTube të jetë opsioni yt i parë. Nëse je analitik, Google mbetet aleati kryesor.

Cilin zgjedh ti?

Fakti, që YouTube po shihet gjithnjë e më shumë si motor kërkimi, nuk është thjesht trend. Është reflektim i mënyrës se si truri ynë funksionon. Pra, ne duam shpjegime të shpejta, vizuale dhe të lehta për t’u kuptuar. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse, edhe kur kemi një libër në dorë, shpesh tundohemi të shohim filmin.

Në fund, nuk ka një zgjidhje “më të mirë” në mënyrë absolute, por ka vetëm atë që përshtatet më shumë me ty. Kjo në fakt është bukuria e teknologjisë, sepse të jep zgjedhje që të lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si mëson dhe percepton botën.

Çdo video ka fuqinë të ndryshojë dikë. “Digital Euphoria” është këtu që të ndihmojë biznesin tënd të ndërtojë përmbajtje që informon dhe ofron zgjidhje. Le të krijojmë diçka me vlerë!

more insights

Na Telefononi!

+355 69 601 1166

Adresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Our Email Address

Call Us!

+355 69 601 1166

Addresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Pyetësor për Rritjen e Biznesit Tuaj

Na ndihmoni të kuptojmë më mirë biznesin tuaj dhe qëllimet e marketingut, në mënyrë që të krijojmë një strategji të përshtatur për ju.

Informacion i përgjithshëm
Eksperienca dhe pritshmëritë
Strategjitë dhe platformat
Buxheti dhe objektivat
Identiteti i markës