Reklamë në Google apo Instagram? Cila është zgjedhja e duhur?

Kur kam nisur të mësoj rreth mënyrave për të promovuar një biznes online, më dukej sikur po futesha në një botë krejt të re. Termat si Google Ads dhe Instagram Ads më dilnin kudo, por për një kohë të gjatë nuk e kisha shumë të qartë se çfarë ishin saktësisht, si funksiononin apo cili ishte ndryshimi mes tyre.
A vlejnë vërtet? A janë për të gjitha llojet e bizneseve? Si mund t’i përdorja në mënyrën e duhur?

Nëse gjendesh në të njëjtin pozicion si unë, duke kërkuar se cila platformë është më e përshtatshme për ty dhe si funksionon, atëherë je në vendin e duhur. Ky shkrim është përgatitur për ta bërë më të lehtë për ty.

Çfarë është Google Ads?

Google Ads është sistemi i reklamimit online që ofron Google. Në thelb, është një mënyrë për të vendosur reklamën tënde përpara syve të njerëzve kur ata janë duke kërkuar diçka që ti ofron.

Për shembull, nëse ti shet këpucë sportive dhe dikush shkruan në Google “këpucë për vrap”, reklama jote mund të shfaqet sipër rezultateve të pasponsorizuara. Është si të jesh në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo është pikërisht ajo që e bën Google Ads kaq të fuqishëm. Nuk ndërpret kërkimin, por u shfaqet atyre kur janë gati për të vepruar.

Gjithçka menaxhohet online. Mund të krijosh dhe ndryshosh fushatat e tua në çdo kohë, ku mund të vendosësh tekstin e reklamës, të zgjedhësh fjalët kyçe, të caktosh buxhetin dhe të përcaktosh se ku do të shfaqet reklama. Nuk ka një pagesë fikse të detyruar, sepse praktikisht ti e vendos vetë sa dëshiron të investosh çdo ditë.

Po Instagram Ads?

Nga ana tjetër, Instagram Ads janë reklama që shfaqen në Instagram në: feed, stories dhe Reels. Janë vizuale, të bukura për t’u parë, dhe shfaqen në mënyrë të ngjashme me postimet që njerëzit ndjekin çdo ditë.

Instagram Ads janë pjesë e platformës së Meta Ads (që përfshin edhe Facebook-un) dhe funksionojnë duke e targetuar audiencën sipas interesave, sjelljeve, moshës, vendndodhjes, etj. Kjo është shumë e dobishme, nëse shet diçka që njerëzit nuk e kërkojnë vetë në Google, por mund të tërhiqen për ta klikuar kur e shohin si p.sh. një koleksion rrobash vere, bizhuteri, ose produkte dekorative.

Si t’i dallosh dhe cilën të zgjedhësh?

Google Ads është si një dyqan që u hap derën njerëzve, kur ata po kërkojnë diçka konkrete. Nëse biznesi yt ka produkte që njerëzit kërkojnë me fjalë kyçe, atëherë Google Ads mund të të japë një ndihmë shumë të mirë.

Instagram Ads, nga ana tjetër, janë më shumë për frymëzim. Njerëzit nuk janë domosdoshmërisht duke kërkuar një produkt, por nëse i josh direkt me një foto apo video tërheqëse, mund të klikojnë nga kurioziteti. Është perfekte për marka që duan të ndërtojnë imazh, të rrisin ndërgjegjësimin (awareness), apo të nxisin blerje.

Pyetjet që ndihmojnë për të vendosur

  1. A i kërkojnë njerëzit produktet apo shërbimet e tua në Google?
    • Po? Zgjidh Google Ads.
    • Jo? Mund të jetë më mirë Instagram Ads.
  2. A ke produkte që duken bukur vizualisht?
    • Po? Instagram Ads mund të të ndihmojë shumë.
    • Jo domosdoshmërisht? Google Ads mund të jetë më efektiv.
  3. Kush është audienca jote?
    • Të rinj që kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale? Instagram Ads.
    • Njerëz që bëjnë kërkime të qëllimshme dhe kanë nevoja specifike? Google Ads.

A mund t’i përdorësh të dyja?

Absolutisht që po! Në fakt, shumë biznese të suksesshme përdorin një kombinim të të dyjave. Fillojnë me një fushatë në Google Ads për të kapur kërkesat ekzistuese dhe e pasurojnë me fushata vizuale në Instagram për të rritur ndërgjegjësimin për brandin dhe për të ndërtuar besim me audiencën.

Pra, çfarë të përshtatet?

Zgjedhja midis Google Ads dhe Instagram Ads nuk është gjithmonë e thjeshtë, por nëse e kupton se si njerëzit blejnë dhe ku ndodhen ata në rrugëtimin e tyre të blerjes, vendimi bëhet shumë më i lehtë.

Nëse po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë në moment, Google Ads është zgjedhja jote.
Nëse po eksplorojnë, frymëzohen dhe jane “scrolling”, atëherë Instagram Ads bën më tepër sens.

Dhe më e rëndësishmja eshte se nuk ka një “formulë magjike” që vlen për të gjithë. E provon me një platformë, teston, mëson, përmirëson, dhe rritesh.

Nëse nuk je i sigurt nga t’ia nisësh, ose thjesht dëshiron që dikush me përvojë ta marrë përsipër këtë proces për ty, “Digital Euphoria” është këtu për të ndihmuar. Agjencia jonë të ndihmon të zgjedhësh strategjinë e duhur, të ndërtosh fushata efektive dhe të shohësh rezultate për biznesin tënd.

Na kontakto sot dhe fillojmë bashkë rrugëtimin drejt suksesit tënd digjital!

more insights

Na Telefononi!

+355 69 601 1166

Adresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Our Email Address

Call Us!

+355 69 601 1166

Addresa

Rruga e Kavajës, Garden Building, 4/1A Tiranë, 1001, Albania

Pyetësor për Rritjen e Biznesit Tuaj

Na ndihmoni të kuptojmë më mirë biznesin tuaj dhe qëllimet e marketingut, në mënyrë që të krijojmë një strategji të përshtatur për ju.

Informacion i përgjithshëm
Eksperienca dhe pritshmëritë
Strategjitë dhe platformat
Buxheti dhe objektivat
Identiteti i markës